Plagosje e dyfishtë me arme zjarri ,ngjarja ka ndodhur në lokal

Plagosje e dyfishtë me arme zjarri ,ngjarja ka ndodhur në lokal

1051
SHPËRNDAJE

Një konflikt verbal solli plagosjen e dyfishtë darkën e sotme në Tiranë. Mesohet se disa të rinj u konfrontuan dhe më pas pas të shtënave mbetën dy të plagosur të cilët u transportuan në spital me makina të rastit.

Raportohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën teksa dyshohet se fillimisht ka pasur një përplasje makinash pasi në rrugë ka mbetje të tyre.

Ndërkohë edhe qytetarët kanë konfirmuar se ka patur një konfrontim paraprakisht mes të rinjve në  ambientet e një lokali në njësinë nr.2 në Tiranë.

Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi plagosjen e dyfishtë në Tiranë teksa bëhet me dije se autori është identifikuar.

Në njoftim thuhet se të plagosur kanë mbetur 32-vjeçari Altin Gjoka, dhe 28-vjeçari Jetmir Marashi ,teksa konfirmohet se ngjarja ka nisur si një konflikt çasti.

Ndërkohë pritet zbardhja e plotë e kësaj ngjarje.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit Altin Gjoka., 32 vjeç dhe Jetmir Marashi., 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

S'KA KOMENTE