Plagosja në Vlorë, i ngacmoi gruan, fqinji godet me thikë 57-vjeçarin.

Plagosja në Vlorë, i ngacmoi gruan, fqinji godet me thikë 57-vjeçarin.

1290
SHPËRNDAJE

Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Vlorë. Mesohet se sherri mes dy fqinjëve erdhi pas përplasjes për gruan e njërit prej tyre.

Shtetasi P.S., i shoqëruar nga policia ka goditur me thikë 57-vjeçarin Ferdinand Petriti pasi e ka akuzuar se i ka ngacmuar bashkëshorten.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, në lagjen “Pavarsia”, teksa i plagosur aktualisht ndodhet në Spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu policia ka shoqëruar në ambientet Policore autorin e dyshuar, shtetasin P. S., dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, ku dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Njoftimi i plotë: Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 24.06.2021, rreth orës 11:00, në lagjen “Pavarsia”, si pasojë e një konflikti të çastit , për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës(thikë), shtetasi F. P., 57 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi F. P, aktualisht ndodhet në Spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu  ka shoqëruar në ambientet Policore  autorin e dyshuar, shtetasin P. S., dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE