Plagosja ne Radhimë , autori qëlloi të afërmin e tij

Plagosja ne Radhimë , autori qëlloi të afërmin e tij

1015
SHPËRNDAJE

Mesohet se autori ka qëlluar me armë të afërmin e tij, ndërsa arsyeja e konfliktit ka qenë për administrimin e plazhit.

Burime bëjnë me dije se konflikti ka ndodhur mes 2 vëllezërve. Benjamin Kondi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të vëllait të tij të vogël Edison Kondi.

Të dy ata janë pronarë të Beach Barit në fjalë “Bora Bora”, dhe konflikti ka ndodhur për menaxhimin e plazhit.

Policia nuk ka dhënë asnjë informacion të mëtejshëm në lidhje me ngjarjen, përveç konfirmimit të të shtënave me armë.

Shumë prej pushuesve, një numër i madh dhe turistë të huaj, kanë lënë plazhin dhe janë larguar si pasojë e tronditjes nga ngjarja.

Mesohet se të shtënat me armë nuk kanë qenë në ajër, siç u tha fillimisht nga policia po në drejtim të barit.

Autori i ngjarjes vetëm pak ditë më parë kishte ardhur në Shqipëri, për shkak se ndodhej në emigrim.

Turistët mësohet se janë larguar të frikësuar nga plazhi, ndërsa policia ka identifikuar autorin dhe po punohet për arrestimin e tij.

S'KA KOMENTE