Plagosja në Fier, flet dëshmitari okular: Nëna u hodh nga kati i...

Plagosja në Fier, flet dëshmitari okular: Nëna u hodh nga kati i 2-të, djali e qëlloi sërish me thikë!

4563
SHPËRNDAJE

Zbardhet një dëshmi tronditëse për krimin e rëndë në Patos, ku 30-vjeçari Klaudio Çobaj qëlloi me thikë nënën e tij, Donikën duke e plagosur rëndë.

Artur Shehu, një dëshmitar okular i ngjarjes dhe fqinj me familjen, tha se ka parw Klaudio Çobajn duke goditur nënën e tij edhe pse kjo e fundit u hodh nga kati i dytë. E tmerrshme është dëmshmia e Shehut. Ai zbulon se edhe pse 50-vjeçarja u hodh nga kati i dytë, djali e qëlloi sërish me thikë duke mos pasur mëshirë.

“Dëgjuam zhurmë, o Klajdi çfarë bëre, se jemi komshinj këtu në katin e dytë. Pamë atë që doli nga ballkoni, ai duke e goditur. Vazhdoi e shkreta, u hodh nga kati i dytë. Jemi rritur bashkë, ai çun shumë i mirë, as alkool, as cigare. Ajo u hodh nga ballkoni e shkreta për të shpëtuar ‘çfarë më bëre”. Ai doli jashtë dhe filloi ta qëllonte sërish. I bërtita dhe e la. Më dëgjoi dhe e hodhi thikën. Erdhën familjarët, e kapëm me nja dy gra të lagjes dhe e dërguan në spital” tha dëshmitari për Syri TV.

Çfarë ndodhi mëngjesin e sotëm?

Klaudio Çobaj ditën e sotme ka kryer një krim të rënë në Patos duke masakruar me thikë nënën e tij, Donika Çobajn.

Burimet e “Fax News” bëjnë me dije se pas një sherri verbal në mënyrë të pabesueshme i riu ka masakruar me thikë nënën e tij Donika Çobaj, e cila ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën pasi ka marrë plagë të shumta në qafë, bark dhe këmbë. Por komshinjtë e familjes Çobaj kanë fjalët më të mira për djalin 30-vjeçar i cili e ndante jetën mes Gjermanisë dhe Shqipërisë por ditën e sotme është arrestuar nga uniformat blu për krim në familje.

S'KA KOMENTE