Plagosja e 24-vjeçarit,Policia shpall në kërkim 2 autorët

Plagosja e 24-vjeçarit,Policia shpall në kërkim 2 autorët

378
SHPËRNDAJE

Policia e Beratit ka mundur të zbardhë plagosjen e një nate më parë në Berat, ku i lënduar mbeti 24-vjeçari Tajar Fetiu. Uniformat blu kanë identifikuar dy autorët e krimit. Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Arnold Azizolli dhe Amarildo Dulen, të dy banues në Berat. Policia ka shpallur në kërkim të dy të rinjtë, ndërsa shkaqet e ngjarjes ende nuk bëhen të ditura.
Njoftimi i policisë:
Berat

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i plagosur 24-vjeçari.

Shpallen në kërkim dy shtetasit e dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje.

Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Berat në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve:

Arnold Azizolli, 30 vjeç dhe Amarildo Dule, 30 vjeç, të dy banues në Berat.

Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, në rrugën “Xhamia e Sahatit” kanë plagosur me armë zjarri shtetasin Tajar Fetiu, 24 vjeç, banues në Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëte

S'KA KOMENTE