Plagosi rëndë ish-kryeministrin Shinzo Abe: Policia japoneze arreston një 41-vjeçar

Plagosi rëndë ish-kryeministrin Shinzo Abe: Policia japoneze arreston një 41-vjeçar

173
SHPËRNDAJE

Policia japoneze ka arrestuar një 41-vjeçar në vendngjarje që dyshohet se qëlloi me armë dhe e plagosi rëndë, ish-Kryeministrin Shinzo Abe, raportojnë mediat lokale.

I arrestuari Tetsuya Yamagami mendohet të jetë një banor vendas i qytetit Nara, ku ndodhi krimiSpektatorët në vendngjarje thanë se ai u ndalua menjëherë nga zyrtarët e sigurisë pas të shtënave. Mësohet se ai ishte i armatosur me një armë zjarri të bërë vetë.

Mediat lokale kanë raportuar se ai është një ish-anëtar i Forcave Detare të Vetëmbrojtjes së Japonisë, ekuivalenti i një marine të vendit.

S'KA KOMENTE