Plagosi me armen e policit në Urgjencën e Spitalit Fier,arrest me...

Plagosi me armen e policit në Urgjencën e Spitalit Fier,arrest me burg per Daniel Bracen , arrest shtepie per vellain e tij

1885
SHPËRNDAJE

Gjykata e rrethit Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Daniel Bracen me akuzen “Vrasje me dashje mbetur në tentativë”, “Goditje për shkak detyrës të punonjësit të rendit publik” pasi  i mori armen nga brezi policit te patrulles dhe qelloi mbi Aleksandër Zhapaj qe mbeti i plagosur

Masa e arrestit me burg eshte dhene ne mungese edhe per Aleksander Zhapaj i cili u plagos me armen e shkrehur nga Daniel Brace. Mësohet se Zhapaj është njohur me masën e sigurisë nga spitali, duke qenë se ai ndodhet i shtruar ne spital ne Tirane.Nderkohe eshte lene i lire me arrest shtepie  Gazment Brace  ,vellait te Daniel Braces.Mbi te rendon vetem akuza per kundershtimit te punonjesit te policise. Nderkohe pritet gjykimi edhe per Aldo Zhapaj dhe Emiglent Kararaj . Gjykimi i tyre do te behet ne munges ,perfaqesuar nga avokati i tyre

Ngjarja

Një konflikt mes dy familjeve nisi ne pasditen e 31 gushtit në një lokal në Levan të Fierit .  Nga konflikti mbeten 5 të plagosur nga të dyja palët.  Sherri i nisur në lokal mbrëmjen e të shtunës me sende të forta dhe thika, përfundoi në një skenë edhe më të përgjakshme në Urgjencën e Spitalit të Fierit, aty ku u transportuan të plagosurit me sende të forta nga sherri në lokal. Daniel Braçe 21 vjeç, që po shoqëronte në spital dy prej të afërmve të tij të dëmtuar, (Erlind Muçaj dhe Klajdi Lamaj) ,i mori armën nga brezi një punonjësi të policisë, dhe qëlloi ndaj një prej familjarëve të palës tjetër, Aleksandër Zhapës, duke e lënë të plagosur. Aleksandër Zhapa ndodhej në spital për të shoqëruar dy djemtë e tij, Gentian dhe Aldi Zhapa të cilët kishin mbetur të plagosur me sende të forta në lokal në Levan.

Dy efektivë që u angazhuan për shoqërimin e të plagosurve të Levanit ndodheshin në spital për verifikimin e një aksidenti rrugor. Në kohën kur njëri prej efektivëve po shoqëronte në ashensor Gentjan Zhapajn, policit tjetrit që ndodhej në hyrje të korridorit iu mor arma nga Daniel Braçe 21 vjeç, i cili qëlloi mbi Aleksandër Zhapaj, 51 vjeç, banues në Ferras.

Nga konflikti me mjete te forta dhe thika mbeten te plagosur Gentjan Zhapa , Aldi Zhapa , Erlind Muçaj dhe Klajdi Lamaj , dhe Aleksandër Zhapaj me armën e policit. Polcia me pas ka arrestuar per ngjarjen ne Levan dhe ne Fier  dy vellezerit Daniel dhe Gazment Brace  ndersa nga pala tjeter u arrstuan  Emiglent Kararaj ,Aldo Zhapaj dhe Aleksander Zhapaj te perfshire ne konfliktin ne Levan

 

S'KA KOMENTE