Plagosi me armë gjahu 28-vjeçarin , arrestohet autori

Plagosi me armë gjahu 28-vjeçarin , arrestohet autori

43
SHPËRNDAJE

Autori i dyshuar i plagosjes së 28-vjeçarit në Sukth të Durrësit këtë mëngjes është vënë në pranga.

32-vjeçari me inicialet G.H. është kapur nga forcat blu një orë pasi qëlloi me armë zjarri drejt të riut me inicialet L.P.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut” në Sukth. Dyshohet se ka qenë një konflikt për motive të dobëta që e shtyu 32-vjeçarin të qëllojë drejt 28-vjeçarit, që aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se autori i dyshuar është gjendur në Perlat të Manzës, aty ku është vënë në pranga.

Në vijim të informacionit të dhënë pak minuta më parë, sipas të cilit, rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut”, Sukth, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. H. ka plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasin L. P., 28 vjeç, ju bëjmë me dije se:

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të shtetasit G. H. dhe pas 1 orë ndjekje, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit G. H., 32 vjeç, banues në Perlat, Manzë.

Ndërkaq, i plagosuri, shtetasi L. P. aktualisht merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet për dokumetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

S'KA KOMENTE