Plagosi kunatin pasi i rrahu motrën dhe babain, arrestohet 18-vjeçari (Policia zbardh...

Plagosi kunatin pasi i rrahu motrën dhe babain, arrestohet 18-vjeçari (Policia zbardh ngjarjen)

6215
SHPËRNDAJE

Policia ka zbardhur plagosjen me armë zjarri që ndodhi ditën e djeshme në lagjen “Partizani” në Vlorë, ku një 18-vjeçar qëlloi burrin e motrës, të identifikuar si Xhuliano Muça. Forcat blu kanë arrestuar autorin dhe 25-vjeçarin për veprën penale “Dhuna në familje” pasi të shtënat u nxitën sepse rrahu partneren dhe babain e saj.

Në gjaknxehtësi e sipër, vëllai i vogël mori armën e babait dhe e shkrepi ndaj kunatit. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe 1 sasi municioni luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i plotë

Vlorë

Zbardhet dhe dokumentohet plagosja me armë zjarri e ndodhur ditën e djeshme në Vlorë. Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kësaj ngjarje. Policia ka vënë në pranga dhe 25-vjeçarin e dëmtuar, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur paraditen e datës 31.12.2020, ku si pasojë mbeti i plagosur me armë zjarri, shtetasi Xh. M., 25 vjeç, arrestuan në flagrancë autorin e ngjarjes, shtetasin K. K., 18 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Nga hetimet paraprake të kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në familje, ku shtetasi Xh.M ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe babait të saj shtetasit A. K., 46 vjeç banues në lagjen “Partizani”, Vlorë (familjarë të autorit të ngjarjes, shtetasit K.K).

Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë  dhe  shtetasi Xh.M, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja” dhe “Dhunimi i banesës” shtetasit N. H., K.H., F. H., (familjarë të shtetasit të dëmtuar M. H), pasi këta të fundit kanë dhunuar banesën dhe kanë kanosur shtetasin A. K dhe familjarët e tij.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe 1 sasi municioni luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE