Plagoset me thikë 49-vjeçari, në pranga autori

Plagoset me thikë 49-vjeçari, në pranga autori

379
SHPËRNDAJE

Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e djeshme në Elbasan. 34-vjeçari G.V, ka plagosur 49-vjeçarin A.K.

Autori është arrestuar dhe akuzohet për ‘’Vrasje me dashje’’ në tentativë.

Po ashtu në Rrajcë të Librazhdit 37-vjeçari F.M, ka humbur kontrollin me motoçikletë dhe është dëmtuar.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Elbasan

Plagosi me mjet prerës një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes.

Më datë 26.07.2021, Policia ka marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. V., 34 vjeç, kishte plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin A. K., 49 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi G. V., 34 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE