Plagoset me arme zjarri nje punonjes i IMT

Plagoset me arme zjarri nje punonjes i IMT

188
SHPËRNDAJE

Plagosje ne Tirane. Ngjarja ndodhi rreth ores 17:30, në kryqëzimin e rrugëve “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”.

Mesohet se një shtetas ka plagosur me armë zjarri në bark, një punonjës I.M.T-së, rreth 50 vjeç qe sapo kishte përfunduar zbatimin e një vendimi, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet në sallë nën kujdesin e mjekëve. Autori u kap nga shërbimet.

NJOFTIMI
Plagosi me armë zjarri një punonjës të I.M.T-së, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 kapin dhe shoqërojnë menjëherë autorin e dyshuar.

Policia sekuestron dhe armën e zjarrit pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Më datë 12.08.2022, rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, shtetasi Q. M., 55 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, punonjësin e i IMT-së, shtetasin I. G., 52 vjeç, i cili sapo kishte përfunduar ekzekutimin e një vendimi.

52 vjecari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

Autori është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në komisariat, së bashku me armën e përdorur gjatë kryerjes së krimit, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE