Plagoset me armë zjarri nje 24 vjecar në Kuçovë

Plagoset me armë zjarri nje 24 vjecar në Kuçovë

1157
SHPËRNDAJE

Një plagosje me armë ka ndodhur ne mesnatë në qytetin e Kuçovës.Ngjarja ka ndodhur në rrugën e lagjes “1 Maji” në këtë qytet,ku autori me inicialet L.S ka qëlluar diaa herë me pistoletë në drejtim të Donal Grymshit.

I plagosuri është transportuar në gjendje të rëndê drejt Spitalit Rajonal Berat,ku pasi ka marrë ndihmë e parë mjekësore është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.Mjekët e spitalit të Beratit kane thene se i plagosuri ishte në gjendje kritike për jetën.

Nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe motivi se përse 24-vjeçari i plagosur Donald Grëmshi ndodhej në qytetin e Kuçovës mesnatën e djeshme,pasi është shtetas me banim në Tiranë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie,që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes,ndërkohë që po punohet për kapjen e autorit,që pas plagosjes u largua nga vendngjarja.

S'KA KOMENTE