Plagoset me arme zjarri ,nena dhe i biri , arrestohet autori

Plagoset me arme zjarri ,nena dhe i biri , arrestohet autori

1441
SHPËRNDAJE

Nje ngjarje e rende ka ndodhur kete mbremje ne qytetin e Durresit.Ngjarja ka ndodhur pak më parë në lagjen 12 të qytetit të Durrësit.Nga informacionet dhe deshmite nga vendngjarja mesohet se jane plagosur me arme zjarri nena dhe i biri. Shkak i kesaj plagosje ka qene sherri mes komshinjeve per nje vend parkimi. Policia ka mundur qe pas kesaj ngjarje te rende te arrestoje autorin nderkohe qe nene e bir te plagosur ne kembe jane derguar ne spital jashte rrezikut per jeten

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 23.02.2021, rreth orës 20:10, në lagjen nr.12, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta (për vende parkimi), fillimisht me sende të forta, shtetasi J.Z., rreth 45 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin F. Ç., rreth 23 vjeç.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë dhe shtetësja V. Ç., rreth 45 vjeçe, ( e ëma e shtetasit F. Ç.,), e cila ndodhej në momentin e konfliktit dhe është dërguar në spital nga shërbimet e Policisë dhe ndodhet bashkë me djalin nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar shtetasi Z. J., është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE