Plagoset me arme zjarri ish-kandidati per kryetar i PS ne qytetin e...

Plagoset me arme zjarri ish-kandidati per kryetar i PS ne qytetin e Durresit

341
SHPËRNDAJE

Ardit Kërtusha, ish kandidat për kreun e PS-së së Durrësit qe ka mbetur i plagosur me armë zjarri mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lokalin e Noizy-t, reperit shqiptar, i cili ndodhet në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar.

Kërtusha ka qenë një personazh edhe mediatik, pasi në disa raste ka denoncuar kapjen e kupolës drejtuese të PS-së së Durrësit nga ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.

Mësohet se ai u plagos në një lokal.
Kujtojmë se në zgjedhjet lokale të 2020-ës, Kërtusha kandidonte për kreun e PS-së në qytetin bregdetar, por krejt papritur ai u tërhoq nga gara. 

Asokohe, përmes një letre publike, Kërtusha me tone të ashpra kritike për procesit tha se nuk zbatohej statuti i partisë, më saktë parimi; një anëtar një votë. Mes të tjerash ai lëshoi akuza dhe në drejtim të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. 

“Ka shumë ndërhyrje nga më të paimagjinueshmet që zgjedhjet në Durrës të mos zhvillohen por të emërojnë edhe një herë në krye të degës marionetën e preferuar të Vangjushit. Fushata ime në kryefjalë të saj kishte përfaqësimin e të gjithë socialistëve durrsakë dhe kush më mirë se një anëtar një vote mund ta mundësojë këtë përfaqësim? Lobuam shumë që ta bënim të mundur por e kotë.” shkruante Kërtusha në letrën e tij.

I riu që ka mbetur i plagosur në këmbë, ka mbajtur edhe postin e kreut të FRESSH për Durrësin.

Sipas Policisë, Kërtusha ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftim i i policisë:

Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE