Plagoset 28-vjeçari shqiptar, senegalezi i ngul gërshërët në sy

Plagoset 28-vjeçari shqiptar, senegalezi i ngul gërshërët në sy

435
SHPËRNDAJE

Një sherr për arsye banale, ka degjeneruar në plagosjen e një 28-vjeçari shqiptar në Itali.

Autor i plagosjes është një 47-vjeçar senegalez, i cili e qëlloi shqiptarin me një palë gërshërë, mjet pune në fermën ku të dy ata punonin në zonën e Galipolit.

Mësohet se i riu shqiptar ka marrë plagë të rënda në sy, çka i shkaktoi atij humbjen totale të shikimit në të, ndërkohë që sulmuesi u arrestua nga ana e Policisë.

Policia ka arrestuar autorin, i cili kishte një leje qëndrimi të skaduar, ndërkohë që akuza që do të rëndojë mbi të është ajo e tentativës për vrasje.

Identiteti i shqiptarit që ka mbetur i plagosur nuk bëhet i ditur.

S'KA KOMENTE