Plagosen me thikë dy vëllezër të mitur në Sarandë, ja autori
Dy vëllezër të mitur kanë përfunduar në spital pasi janë plagosur me thikë.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sarandë këtë mbrëmje. Të miturit janë dërguar në spital dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Burime bëjnë të ditur se 43-vjeçari Ibrahim Duda ka plagosur me thikë 2 vëllezër të mitur.
Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim autorin Ibrahim Duda.