Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur kete mbremje në fshatin Bardhaj të Shkodrës.
Raportohet se janë plagosur 2 vëllezërit Genti dhe Marjan Doçi, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me makinë në momentin që janë qëlluar nga persona të paidentifikuar
Mësohet se një prej vëllezërve të plagosur është në gjendje të rëndë dhe është nisur me urgjencë drejt Sptialit të Shkodrës, ndërkohë vëllai i tij është në gjendje të normalizuar.