DVP Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 36 vjeç, banues në Cakran, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. H., 28 vjeç, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, një shtetas.