Pistat e hetimit/Vrasës me pagesë për biznesmenin ne FIER

Pistat e hetimit/Vrasës me pagesë për biznesmenin ne FIER

524
SHPËRNDAJE

Biznesmeni Demir Backa dyshohet se është qëlluar me 18 plumba mbrëmjen e të shtunës, 23 tetor 2021, nga vrasës me pagesë. Kjo pistë e policisë përforcohet nga mënyra e realizimit të atentatit dhe “zhdukja” e autorëve pa lënë asnjë gjurmë.

Makina tip Benz që dyshohet se u përdor nga vrasësit u gjet në zonën e Daullasit është dërguar breda drejtorisë së Fierit aty ku po i nënshtrohet ekspertizave. 

Sipas të dhenave paraprake targa e Kosovës që i përket një tjetër automjeti është vendosur në makinën e krimit për të humbur gjurmët ndërkohë që mjeti tip Benz nuk figuron i regjistruar në Shqipëri.

Brenda makinës autorët kanë lënë një kallashikov dhe një pistoletë ndërkohë që  të dy armët rezultojnë me numër serie të fshirë.

57 vjeçari Demir Baçka, ka marrë 3 plumba në qafë dhe 15 të tjerë në kraharor. Pas atentatit policia shoqëroi 15 persona por nga dëshmia e tyre nuk është përftuar asnjë detaj konkret për autorët e ngjarjes.

S'KA KOMENTE