Pezullohet lundrimi nga deti me dallge ne Vlore

Pezullohet lundrimi nga deti me dallge ne Vlore

55
SHPËRNDAJE

Trageti i linjës Brindisi-Vlorë ka mbërritur këtë mëngjes në Portin e qytetit bregdetar por nuk po mund të ankorohet për shkak të detit të trazuar. Mësohet se trageti ka mbërritur nga Italia këtë të enjte dhe është përpjekur të ankorohet, por nuk ka mundur.

Shkak janë bërë dallgët e larta 2.5 metra, të cilat kanë pamundësuar ankorimin e mjeteve lundurese në Portin e Vlorës. Edhe trageti i Brindisit aktualisht ka dalë në radë dhe pas përmirësimit të kushteve hidrometerologjike do të ankorohet.

Ndërkohë nga Kapiteneria e Vlorës është pezullua lundrimi për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla, pasi moti parashikohet me erë të fortë dhe reshje të dendura shiu. Në zonat malore parashikohen studi dëbore.

S'KA KOMENTE