Tentativa e arratisjes në burgun 313, pezullohen gjashtë policë

Tentativa e arratisjes në burgun 313, pezullohen gjashtë policë

211
SHPËRNDAJE

Gjashtë policë janë pezulluar nga detyra për tentativën e arratisjes në burgun 313, 5 ditë më parë.

Gëzim Ramushi, Sajmir Shahini, Bashkim Muca, Oldi Myzyri, Redion Maloku dhe Edmon Prenga dyshohet se me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë kontribuar në planin e arratisjes.

Ishin Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele tre protagonistët e planit të arratisjes. Çepele preu damarët për të tërhequr vëmendjen teksa menjëherë Çekaj dhe Pjetri nisën zbatimin e planit duke vënë në punë një çengel hekuri dhe disa çarçafë të improvizuar si litarë.

Plani i tyre ra pasi u kapën dhe u arrestuan pa mundur ta çonin deri në fund planin. Rezulton se ata goditën e dhunuan edhe policë të cilët u përpoqën ti ndalonin.

Në rrëfimet e tyre, fajin e arratisjes e mori përsipër Pjetri, Çepele ka thënë se nuk kishte dijeni kurse Çekaj theksoi se e ndoqi Pjetrin, por më pas u kthjellua dhe nuk vijoi vetë.

S'KA KOMENTE