Petro Koci : Ja pse PS do te korr nje fitore te...

Petro Koci : Ja pse PS do te korr nje fitore te thelle ne FIER dhe nje mandat te trete qeverises

412
SHPËRNDAJE

Kandidati i PS ,Petro Koçi, i dyti në listën e kandidatëve për deputetë të PS në Fier, në një intervistë te tij tha se socialistët kërkojnë një mandat të tretë për të çuar përpara punët e nisura. 

Ndërkohë që premtimet e kundërshtarëve për Koçin janë premtime piramidale më të rrezikshme se ato të Sudes. Koçi tha se përballë alternativës së PS, është çifti Meta dhe Berisha, të cilët i cilësoi si rrezik për shtetin.  

 PS meriton një mandat të tretë ka vijuar Petro Koci .Qeveria Rama ka përballuar me sukses objektivat që ka marrë përsipër por është shquar për përballimin e sfidave që ka sjellë natyra siç ishte sfida e tërmetit dhe më pas pandemia.

Qeveria Rama ka treguar se ka shpirtin e punës, e vendosur për të ecur përpara me reforma të rëndësishme, ku veçojmë reformën në drejtësi, një reformë e cila në procesin e vetting-ut nxori jashtë sistemit dhjetëra prokurorë e gjyqtarë të korruptuar.  

Nga ana tjetër përballë nesh është një çift individësh Berisha-Meta që mbartin në kurriz përgjegjësi të mëdha për shkak të ngjarjeve kriminale që kanë pasur për autor PD dhe LSI që kurorëzuan një martese politike me krimet e 21 Janarit dhe një sërë veprimesh kundër shtetit dhe institucioneve. Meta dhe Berisha janë rrezik për shtetin, për kushtetutën dhe vetëm PS është garanci për stabilitetin shoqëror dhe integrimin e vendit.

Basha ka premtuar se do hamë me garuzhde të florinjtë, skena e premtimeve të tij është piramidale më e rrezikshme se e Sudes dhe duhet bërë kujdes me politikanë të tillë se e çojnë vendin si në ’97.

Pjese e shkrputur nga intervista

S'KA KOMENTE