Petro Koci fajeson per rezultatin ne Fier administraten qe ia futi gjumit,...

Petro Koci fajeson per rezultatin ne Fier administraten qe ia futi gjumit, drejtorët vendorë e qendrorë na e kanë sjellë në majë të hundës

5656
SHPËRNDAJE

Në Fier paralajmërohen levizje në administratën shtetërore dhe lokale të qytetit pas zgjedhjeve të 25 prillit pasi rezultati nuk ishte sipas pritshmerise dhe parashikimeve.

Petro Koçi, I deleguar në këtë qark per zgjedhjet e 25 prillit i ka kushtuar nje status në rrjetet sociale te zhvillimit te zgjedhjeve. Koci ka shkruar se Basha duhet të falenderojë administratën e Fierit, e cila, si rrallëherë, më së shumti demotivoi socialistët për të shkuar në kutitë e votimit për të mbështetur PS.


Postimi i plote i Petro Kocit

Kryetari i partise se gangstereve Gaz Bardhi, Xhelal Mziu apo dhe Mark Marku, Lulezim Basha ka qene ne Fier dhe paskesh folur per masaker elektorale?
Ky qe s’ka prapanice te kerkoje falje per zgjedhjet e pergjakura qe PD i dhuroi demokracise ne 94 en, 96 en dhe 97 en ne Fier guxon te flase per masaker elektorale?
Per zgjedhjet e 25 Prillit qe u firmosen lirisht nga numeruesit dhe komisioneret e opozites pa as me te voglin kontestim.
“Argumentet” e partise qe vazhdon te jete e frymezuar nga regjimi gangster i Berishes brenda saj qenkan shitblerja e votes dhe administrata.
Shitblerja.
Sic dihet shitblerja e votes u ngjiz ne politike dhe ne procese elektorale nga angazhimi i biznesmeneve te paskrupullt ne listat e partive. Kesaj rradhe PS nuk kishte asnje biznesmen ne listat e veta. Perkundrazi opozita ia kishte besuar kesaj kategorie energjine elektorale. PD dhe LSI e perdoren kete kategori per te shfrytezuar epshin e permbysjes se listes te kandidateve poshte dyshemese se emrave qe zgjidhen nga racioni partiak i rezultatit.
E di i gjithe qarku Fier qe ky epsh dhe kjo teknologji desh e permbysi rendin e kandidateve te zgjedhur nga PD nepermjet hedhjes ne loje jo vetem te trafikut te influences por edhe qarkullimit te fuqise financiare. Bile kjo per pak solli dhe perplasje fizike mes kandidateve te PD.
Edhe LSI perdori te njejten teknologji. Perdori kandidate qe kane shume para dhe natyrisht disa cuna problematike qe jane preference e Presidentit.
Administrata.
E verteta eshte se PS nuk mori rezultat maksimal ne zgjedhje pikerisht per shkak te administrates. Jo vetem qe shume te zgjedhur ne PS qe jane pjese e administrates ja futen gjumit ne fushate, por nje pjese e rendesishme e administrates u kthye ne kosto elektorale per PS. Me pertacine, kapadaillekun dhe pse jo korrupsionin ne dhenien e sherbimeve per qytetaret. Keta, Basha duhet ti falenderoje per demotivimin e nje pjese te votuesve per te mbeshtetur PS. Shume votues kur votojne nuk kane parasysh Ramen apo Bashen, por administratore te puneve vendore, drejtore apo nepunes qe ua kane sjelje ne maje te hundes.
Prandaj Basha duhet tu jete mirenjohes te pandershmeve te administrates.
Zgjedhjet kesaj rradhe ishin me te mirat. Mirenjohje teknologjise se re ligjore dhe natyrisht administrates zgjedhore te cdo ngjyre partiake.
Lulezim, ji i ndershem me partine qe ta kane dhuruar.
Ti qe s’ke fuqine te ndryshosh PD ne, nuk do mundesh te votebesohesh si ndryshues.
Shqiptaret votojne fuqine e ndryshimit, Partine Socialiste dhe ate qe e fitoi PS ne nepermjet betejes!
Edi Ramen!

S'KA KOMENTE