Petro Koçi deklarate te fortë jashtë dyerve të SPAK

Petro Koçi deklarate te fortë jashtë dyerve të SPAK

2875
SHPËRNDAJE

Jashtë dyerve të SPAK, ku dha sot llogari për deklaratën e tij se trafikantët e kriminelët po fusin duart te tenderat në Fier, deputeti i zgjedhur i PS, Petro Koçi, vijoi me deklaratat e forta. Deputeti i zgjedhur deklaroi se bota e krimit në Fier është e lidhur me politikën.

“Duart e krimit janë përfaqësues të botës së krimit. Në Fier është një botë goxha e konsoliduar. Unë kam guxuar e kam denoncuar shumë herë. Gjatë fushatës denoncova një gjyqtar për një shkarkim nga puna dhe mesa di ky gjyqtar është shkarkuar. Unë jam politikan dhe e ndjej që bota e krimit në Fier është goxha influente. Mendoj se sensibilizimi i SPAK është i nevojshëm.

Bota e krimit në Fier ka pasur lidhje të konsoliduar me politikën. Mund t’iu them që në marrëdhënie me LSI ndikuan në zgjedhjet e fundit. Kam një vullnet të palëkundur për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë. Ka zyrtarë që janë lodhur nëpër zyra dhe i janë përkulur presionit të krimit”, tha Koçi.

Koçi: E ndjej që bota e krimit në Fier është goxha influente, ky sensibilizim është i nevojshëm për SPAK. Ju e dini që bota e krimit në Fier ka pasur lidhje të forta me politikën, në zgjedhjet e fundit bota e krimit ndikoi dhe në zgjedhje, në favor të LSI-së.

Unë nuk zëvendësoj as policinë, as organet e tjera, qëndrimet e mija nuk janë për të larë hesapet me politikanë të ndryshëm. Ata nuk duhet të lejohen që të marrin pjesë në tendera publikë, është një gjë që duhet të konkretizohet nga SPAK.

Jam i bindur për shkak të marrëdhënieve që kam me qytetarët, edhe për faktin se shumica e zyrtarëve në Fier nuk e kanë mirëpritur deklaratën time.

Ka 8 vite në pushtet, do bëjë 12 dhe ndoshta edhe 16. PS ka një vullnet të palëkundur për tu distancuar nga krimi. Unë rrëfej bindjet që kam unë, media ka bërë shumë akuza dhe referime konkrete pas meje.

A njihni zyrtar që mund të hapë kutinë e zezë të Fierit? 

Nëse do të jetë e nevojshme, pse jo, unë do të jap dhe emra konkretë. Unë kam bërë më herët denoncime për administratën, unë e sqarova gjithë qëndrimin tim. Kam përshtypjen se ti më mirë se unë i di emrat e kriminelëve që kam përmendur unë, zyrtarët të mos i përthyhen presioneve nga bota e krimit.

Ky qëndrim do të vazhdojë që të mbetet konkret. Unë e kam sqaruar dhe publikisht që unë nxis efektet pozitive të SPAK, edhe njëherë unë po nxis veprimtarinë e organeve ligjzbatuese. Reforma në Drejtësi nuk mund të bëhej pa PS-në, SPAK nuk ka asnjë lloj kufizimi për zyrtarët e të gjitha niveleve.

Pse nuk thoni emra?

Unë nuk jam as prokuror dhe as gjyqtar, të gjitha këto që fola janë konkrete, unë nuk jam hetues që të kem dokumenta konkrete. Sigurisht që unë kam dyshime dhe për emra të caktuar.

S'KA KOMENTE