Përvetësoi 16 700 euro me anë të mashtrimit, pranga administratores së një...

Përvetësoi 16 700 euro me anë të mashtrimit, pranga administratores së një Agjencie turistike

170
SHPËRNDAJE

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Deceit”. Përvetësoi 16 700 euro, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 32-vjeçarja. 

Sekuestrohen pasaporta, policë sigurimi dhe blloqe me shënime të ndryshme. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Deceit”. 

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetases K. H., 32 vjeçe, banuese në Tiranë.

Arrestimi i shtetases K. H. u bë pas kallëzimit nga shtetasit D. Sh. dhe A. Sh., të cilët kanë deklaruar se 32-vjeçarja, e cila administronte një agjensi turistike, me anë të mashtrimit, u kishte marrë atyre shumën e parave 16 700 euro, me premtimin se do t’u siguronte viza pune në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe për paketa turistike. 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 11 pasaporta, policë sigurimi dhe blloqe me shënime të ndryshme

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE