Persona të maskuar qëlluan 30 plumba në drejtim të tij, plagoset një...

Persona të maskuar qëlluan 30 plumba në drejtim të tij, plagoset një 45-vjeçar

649
SHPËRNDAJE

Një 45-vjeçar i identifikuar si Ylli Ibrahimi është qëlluar me armë zjarri, duke mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve për mediat, ndaj 45-vjeçarit është qëlluar me mbi 30 plumba nga një motor në lëvizje.

Mësohet se 45-vjeçarit është dërguar me urgjencë në drejtim të spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se ndaj Ibrahimit është qëlluar nga dy persona me maska.

Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:10, në Milot, Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Y.I., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Menjëherë në vendngjarje  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor  dhe vijon  puna për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së  po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

S'KA KOMENTE