Përplasja me Veliajn, Tatimorët zbarkojnë te bizneset e Armando Dukës

Përplasja me Veliajn, Tatimorët zbarkojnë te bizneset e Armando Dukës

242
SHPËRNDAJE

Tatimorët kanë zbarkuar mesditën e kësaj të hëne te bizneset e kreut të FSHF-së Armand Duka.

Kontrollet vijnë pas sulmit të nisur ndaj tij nga kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për zgjedhjen e Presidentit të FSHF-së.

Mësohet se janë 15 efektivë të hetimit tatimor që janë duke kryer kontrolle në bizneset e familjes Duka, raporton ora news.

Ditën e sotme u publikua një audiopergjim ku kreu i bashkisë së Tiranës, ‘sulmonte’ kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën. Ndërsa rreth së fundmi kryebashkiaku, i cili duket i pashqetësuar edhe pas publikimit të audiopërgjimit, ka postuar disa foto në rrjetin e tij social ku vë në dukje praninë e kryeavokatit të drejtësisë sportive, Efraim Barak, për të cilin u shpreh se do i ndihmonte të pastronin futbollin nga “llumi” i 20 viteve të fundit.

Postimi i Plotë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj:

Ishte kënaqësi takimi me kryeavokatin e madh ndërkombëtar të drejtësisë sportive Efraim Barak.
Si arbitër i CAS dhe nënkryetar i Komitetit Ligjor në UEFA, ai do të na ndihmojë të pastrojmë Futbollin Shqiptar! ⚽️
Si bashkëpronarë të FK Tiranës, Bashkia do bashkojë forcat me të gjithë aktorët që duan të pastrojnë llumin që prej 20 vitesh ka zaptuar futbollin shqiptar!
FORCA!

S'KA KOMENTE