Përplasja me armë në Elbasan, vjen reagimi i parë nga PS

Përplasja me armë në Elbasan, vjen reagimi i parë nga PS

220
SHPËRNDAJE

Pas ngjarjes së ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në qytetin e Elbasanit ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë, ka ardhur dhe reagimi i parë nga Partia Socialiste.

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke sulmuar presidentin Ilir Meta. Ndreu shkruan se presidentit  nuk i prishet qetësia dhe pse është vrarë një ish-mik i tij, pasi Xhuvani ka qënë kryetar i LSI-së në Elbasan.

Pjerin Ndreu:

Kur autori i nje ngjarje te rende del nga porta e opozites, presidentit tone i mbyllet goja dhe nuk permend sfurqet dhe trimerite e tij butaforike qe nuk ja njeh askush!

Nuk i prishet qetesia as kur vrasin nje ish mik te tij, as kur plagosin policen, askend!

Ndërkohë kujtojmë se asnjë nga eksponentët e lartë të Partisë Socialiste nuk ka reaguar në lidhje me ngjarjen e Elbasanit, ndërsa kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një takim elektoral në Lushnjë duke folur mbi premtimet e tij.

S'KA KOMENTE