Përplasja me armë në Athinë, identifikohen dy shqiptarët e vrarë

Përplasja me armë në Athinë, identifikohen dy shqiptarët e vrarë

2613
SHPËRNDAJE


Tre të vdekur dhe tre të plagosur është bilanci i dy përplasjeve me arme zjarri mes dy familjeve shqiptare ne Athinë. Shkak i përplasjeve është prishja e pazareve të drogës. 3 prej viktimave dhe një nga të plagosurve janë shqiptare, ndërsa 2 të plagosurit e tjerë janë efektivë të policisë grekë.

Një përplasje me armë zjarri mes dy familjeve shqiptare të përfshira në trafikun e drogës ka përgjakur Athinën këtë të shtunë, duke shkaktuar një bilanc tragjik prej 3 të vdekur dhe 3 të plagosur, në dy episode të përplasjes me armë.

Gjithçka nisi mëngjesin e së shtunës, kur anëtarët e dy familjeve u takuan në rrugën Kourtidou, në Kato Patisia, për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre personale. Megjithatë, atmosfera nuk shkoi ashtu siç pritej dhe u përkeqësua, duke përfunduar në përplasje fizike.

Sherri u transferua në mbrëmje, ku në kryqëzimin e rrugëve Georgiou Nazou dhe Kourtidou, një ‘Mercedes’ me një drejtuese femër dhe dy pasagjerë të tjerë është afruar dhe ka përplasur një motor. Më pas nga ‘Benz-i’ ka dalë një person dhe ka qëlluar me armë ndaj të riut që ishte me motor, duke e lënë të plagosur rëndë.

Në këtë moment ka ndërhyrë babai i drejtuesit të motorit i cili ndodhej mbrapa më një makinë tip ‘Audi’, teksa ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar për vdekje njeriun që i plagosi të birin. Nga të shtënat e përplasjes me armë ka mbetur i plagosur dhe një person tjetër që ndodhej ne automjetin tip ‘Audi’ dhe duke tentuar të ikë është përplasur për vdekje nga një autoveturë.

Sipas mediave greke Adil Tefa dhe Gëzim A., rreth 30 vjeç janë dy nga viktimat që janë identifikuar deri tani.

Ngjarja ka vënë në alarm policinë e Athinës, teksa autori i vrasjes së parë, ka rrëmbyer një makinë dhe është larguar, e pas tij janë vënë në ndjekje forca të shumta policie.

Shqiptari është ndaluar për të kryer grabitje në një karburant, por aty kanë mbërritur një patrullë dhe ka filluar një shkëmbim zjarri, ku nga të shtënat ka mbetur i vdekur shqiptari si dhe të plagosur dy efektivë të patrullës.

Skenat e Far Westit kanë tronditur kryeqytetin grek, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim të gjerë për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarje.

Prishja e pazareve të drogës dyshohet se është arsyeja e këtij konflikti të rëndë, ndërsa të shtënat kanë rrezikuar jetën e shumë qytetarëve.

Ata janë shprehur të tronditur, teksa fillimisht janë shprehur se kanë kujtuar se kanë shpërthyer fishekzjarrë.

Vitin e fundit në Greqi janë kryer disa ekzekutime mafioze, ku viktima kanë qenë qytetarë shqiptarë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Bandat shqiptare dekadën e fundit kanë zgjeruar aktivitetin kriminale dhe operojnë kryesisht në sektorin e drogave të forta, ku nuk mungojnë përplasje me bandat greke gjeorgjiane dhe ruse.

S'KA KOMENTE