Përplasen dy avionë ushtarakë në Itali, vdesin dy pilotët

Përplasen dy avionë ushtarakë në Itali, vdesin dy pilotët

67
SHPËRNDAJE

Dy avionë ushtarakë u përplasën gjatë fluturimit pranë Guidonia Monte Celio, një qendër në periferi të Romës, ndërsa dy pilotë humbën jetën. Dy avionët u rrëzuan në një livadh jo shumë larg via Longarina, pasi morën flakë. 

Reja e tymit mbuloi tërë periferinë e kryeqytetit italian. 

“Dy pilotë kanë vdekur. Në mëngjesin e vonë të ditës së sotme, u përplasën dy avionë U-208 të Krahut të 60-të të Guidonia, në fluturim si pjesë e një misioni stërvitor të planifikuar paraprakisht”, thuhet në njoftimin e Forcave Ajrore.

S'KA KOMENTE