Përndiqte vazhdimisht 13-vjeçaren, arrestohet 21-vjeçari/ Procedohen penalisht dhe 4 të rinj që...

Përndiqte vazhdimisht 13-vjeçaren, arrestohet 21-vjeçari/ Procedohen penalisht dhe 4 të rinj që rrahën babë e bire

285
SHPËRNDAJE

Policia e Vlorës ka arrestuar një 21-vjeçar, i cili përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një vajzë të mitur 13-vjeçare. Gjithashtu nga blutë e Vlorës janë proceduar penalisht shtetasit A. A.,52 vjeç ,R. A., 22 vjeç, A. Z., 28 vjeç dhe F. I., 30 vjeç, pasi ditën e djeshme në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë rrahur për motive të dobëta babë e bir në Selenicë.

Materialet për të dyja rastet e sipërpërmendura i kaluan prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K, 21 vjeç, banues në Selenic, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase të mitur 13 vjeçare.

Po nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë u proceduan penalisht për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim shtetasit A. A.,52 vjeç ,R. A., 22 vjeç, A. Z., 28 vjeç dhe F. I., 30 vjeç, banues në Selenic. Këta shtetas në datën 28.05.2021, pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grushta shtetasit Y. H. dhe D. H. ( babë dhe bir), banues në Selenic.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE