Perjashtohet nga radhet e policise efektivi ne Fier,shperdoroi detyren duke kerkuar leke...

Perjashtohet nga radhet e policise efektivi ne Fier,shperdoroi detyren duke kerkuar leke nje shoferi

9315
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, porsa është njohur me një lajm të publikuar në rrjetet sociale, ku në aksin rrugor “Fier-Vajkan”, një punonjës Policie, duke shpërdoruar detyrën, i ka kërkuar një drejtuesi mjeti lekë në këmbim të mosvendosjes së gjobës, ka miratuar përjashtimin e menjëhershëm nga radhët e Policisë së Shtetit, të punonjësit të Policisë Inspektor H. M. me detyrë punonjës i Policisë Rrugore Fier.

Po në lidhje me këtë rast, ndaj punonjësit të Policisë inspektor H. M., AMP ka nisur hetimin për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Policia e Shtetit falënderon mediat e qytetarët që denoncojnë rastet e abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën dhe inkurajon ata që të vijojnë të denoncojnë çdo tentativë të tillë, duke i siguruar për reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm

S'KA KOMENTE