Perfundon ndertimi i zyrave me te medha se Pentagoni

Perfundon ndertimi i zyrave me te medha se Pentagoni

95
SHPËRNDAJE

Mbi 240 kilometra në veri të Mumbait, Indi, ndodhet një qytet më pak i njohur, Surati, ku janë prerë rreth 90 për qind e të gjithë diamanteve të planetit. 

Dhe tani, qyteti në shtetin Gujarat ka një ndërtesë rekord për këtë industri të madhe, raporton CNN.“Surat Diamond Bourse” e sapohapur është një “destinacion” për mbi 65 mijë profesionistë të diamanteve, duke përfshirë prerës, lustrues dhe tregtarë.

Duke shfaqur një varg prej nëntë strukturash drejtkëndëshe të vendosura pas – dhe të ndërlidhura – një “shtyllë kryesore qendrore”, kompleksi i gjerë dhe 15-katësh është ndërtuar në më shumë se 35 hektarë tokë.

Arkitektët e qendrës tregtare thonë se ajo përfshin mbi 7.1 milionë metra katrorë sipërfaqe, i cili do të thotë se ka tejkaluar Pentagonin si ndërtesa më e madhe e zyreve në botë.

Zhvillimi prej 32 miliardë rupi (345.5 milionë euro) ka gjithashtu edhe 131 ashensorë, ambiente të ngrënies dhe shitjes me pakicë si dhe konferencash për punëtorët.

Sipas CEO së projektit, Mahesh Gadhavi, Surat Diamond Bourse do të shpëtojë mijëra njerëz nga udhëtimi – ndonjëherë çdo ditë – me tren për të bërë biznes në Mumbai.

S'KA KOMENTE