Perfundon Kuvendi i PD-Basha zgjidhet edhe kryetar i grupit parlamentar

Perfundon Kuvendi i PD-Basha zgjidhet edhe kryetar i grupit parlamentar

52
SHPËRNDAJE

Kuvendi Kombëtar i PD i mbledhur të shtunën nga kreu i saj Lulzim Basha ka miratuar të gjitha ndryshimet në statutin e Partisë Demokratike.

Lulzim Basha përveç se kreu i PD, është njëkohësisht  edhe kreu i grupit parlamentar.

Sipas ndryshimit të ri, në periudhën që PD është parti opozitare, kryetari i Partisë, në këtë rast Lulzim Basha, do të jetë njëherësh edhe kryetar i Grupit Parlamentar.

Ky është Kuvendi i parë i Bashës pas rizgjedhjes si Kryetar i PD. Kuvendi i fundit që PD zyrtare ka mbajtur ishte ai i 18 Dhjetorit, në kulmin e luftës me grupimin e Sali Berishës ku Basha mblodhi 5004 delegatë dhe vendosi që non gratat e SHBA të qëndrojnë larg drejtimit të partisë.

Me sa duket edhe ky Kuvend do ta thellojë edhe më tej ndarjen e PD në dy kampe mes Berishës dhe Bashës, kjo nisur nga reagimet që dy liderët historik të PD kanë pasur kundrejt njëri-tjetrit. .

S'KA KOMENTE