Përfshihet nga flakët makina e avokatit të njohur 

Përfshihet nga flakët makina e avokatit të njohur 

417
SHPËRNDAJE

Përfshihet nga flakët një makinë në ecje në Tiranë. Mesohet se mjeti i perket avokatit te njohur Adriatik Lapaj.

Në një reagim të bërë në Facebook, ky i fundit shkruan se është mirë dhe se nuk ka pasur asgjë të qëllimshme, por se ka qenë thjeshtë një defekt.

“Jam top! Nuk ka asgjë të qëllimshme. Si njerëzit që bëhen për spital edhe makinat pësojnë defekt. Asgjë nuk ka qenë e qëllimshme. Thjesht defekt. Ju dua!”, shkruan ai.

NJOFTIMI

Me datë 25.05.2023, në rrugën “Kuvajt”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti me drejtues shtetasin A. L., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

S'KA KOMENTE