Perfshihet ne nje aksident automobilistik ,ish -deputeti

Perfshihet ne nje aksident automobilistik ,ish -deputeti

988
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti Aqif Rakipi është përfshirë mbrëmjen e sotme në një aksident. Ngjarja ndodhi pranë Stadiumit “Air Albania” në kryeqytet. Mesohet ’ se Rakipi, është përplasur me një tjetër makinë, ndërsa raportohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar. 

Po ashtu bëhet e ditur se makina e tij ka përfunduar në një dyqan. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja në fjalë, ndërsa policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe ka nisur hetimet. 

Kujtojmë se Aqif Rakipi, që më herët ishte përfaqësues i PDIU-së, nuk kandidon në këto zgjedhje për shkak të problemeve me ligjin e dekriminalizimit, por djali i tij është kandidat në listën e PS.

S'KA KOMENTE