“Përballje” në Fier/ Berisha takim në teatër, Balla miting në shesh

“Përballje” në Fier/ Berisha takim në teatër, Balla miting në shesh

377
SHPËRNDAJE

Mesa duket kjo e shtunë nuk mund të mbyllej vetëm me nisjen e sezonit turistik në Seman. Pasditja në Fier sjellë në një “përballje” Drejtuesin Politik të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe ish-kryeministrit Berisha.

E ndërsa Balla do të jetë në një koncert festiv, në sheshin qëndror të qytetit, Berisha organizon një takim me demokratët në sallën e Teatrit Bylis.

Kujtojmë që  Balla ka qenë gjatë gjithë kësaj të shtune në Fier, ku pasi ka zhvilluar një takim në selinë e Partisë Socialiste, mori pjesë në ceremoninë e çeljes së sezonit turistik së bashku me kreun e bashkisë së Fierit, deputetë e qytetarë të shumtë. Balla pritet ta mbyll ditën në një “miting”, në prani edhe të këngëtarëve të njohur të skenës shqiptare në sheshin kryesorë të qytetit ku pritet të ketë një pjesëmarrje masive të qytetarëve fierakë.

S'KA KOMENTE