Pedagogët kanë organizuar protestën e paralajmëruar për ditën e sotme përpara Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Ata kanë kërkuar rritjen e rrogave për stafin akademik, duke paralajmëruar se në të kundërt do të bojkotonin fillimin e vitit të ri akademik.
Në fjalën e mbajtur, njëri prej pedagogëve tha se kjo do ishte hera e parë në histori që viti akademik nuk do niste, duke kërkuar veprime të qarta nga qeveria dhe jo anashkalime të bëra si në vitet e kaluara.
Mes të tjerash, pedagogu zbuloi se kryeministri Rama gjatë vizitave të tij në universitet ishte marr1% me veshjen e pedagogëve dhe jo me nevojat që kishte stafi akademik.
“Nuk janë si ato paralajmërimet kineze. Është një paralajmërim serioz në të cilën ne do ua tregojmë pse u thirrëm sot. Ka 18 vite që pedagogët nëpërkëmben, që rroga e tyre ka ngelur aq sa ka qenë. Natyrshëm ju pyesni pse e zgjodhëm këtë datë. Ne dolëm sot sepse kemi disa vite ku nuk na dëgjohet fjala. Në fund të majit vendosëm që protestën ta bënim në qershor por nuk donim të pengonim studentët për t’u diplomuar. Shumë prej jush e mbani mend takimin me Spiropalin, e cila organizoi një takim a thua ti se aty kishte mbaruar çdo gjë. E kam marrë fjalën dhe i kam kërkuar vetëm një gjë, këtë patronazhin me ministrinë e Mjedisit si e ke organizuar. Kanë kaluar më shumë se 3 vite dhe unë nuk di që një projekt i ministrisë së Mjedisit të ketë ardhur.
Kryeministri në vend që të vinte të fliste për problemet e universitetit, së bashku me Spiropalin thonin, shumë bukur jeni veshur. Po dal përpara dhe po i them, zonjë sot si jam veshur? Ju thirrëm sot për t’ju thënë se kjo protestë nuk ka dalë nga hiçi, kemi 5 vite që i kemi dërguar një peticion qeverisë. Sot kemi takim me ministrinë e Arsimit dhe aty do vendosim nëse do e vazhdojmë apo jo. Nëse nuk merret asnjë masë ne do vazhdojmë protesta nëpër të gjitha universitetet për të protestuar. Nëse 5 tetorit, qeveria nuk hyn në diskutime, do të ftohet stafi akademik në bojkotimin e fillimit të mësimit në 17 tetor të vitit 2022. Le të kujtohet kjo qeveri e majtë që është e para që nuk e fillon vitin e ri akademik”– u shpreh njëri prej pedagogëve.
Peticioni që do dorëzohet në qeveri:

