PD nuk i njeh zgjedhjet, janë jashtë standardeve”, zbardhen detaje nga takimi...

PD nuk i njeh zgjedhjet, janë jashtë standardeve”, zbardhen detaje nga takimi i Bashës me drejtuesit e PD

443
SHPËRNDAJE

Zbardhen detaje nga takimi i kryedemokratit, Lulzim Basha me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike. Basha ka deklaruar para sekretarëve dhe krerëve të degëve të PD-së, ku se nuk e njihte rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, ku PS-ja fitoi 74 mandate, pasi nuk i njihte si të lira e të ndershme dhe se ishin sipas tij jashtë standardeve. 

Duke iu referuar burimeve, Basha do të zhvillojë ture nëpër në çdo degë të PD-së, për të mbledhur prova për manipulimet. Mes të tjerash ai iu delegoi një porosi krerëve të PD-së në rrethe që të mbledhin prova që dëshmojnë vjedhjen e zgjedhjeve.

“PD nuk mund të njohë një proces zgjedhor si ai i 25 prillit. Mos bini në kurthin e kundërshtarit. Mblidhni faktet e manipulimeve. Ne jemi duke grumbulluar fakte në rrugë ligjore për të mos njohur procesin e 25 prillit. Javën e ardhshme do të nis tur në çdo degë të PD-së”, u shpreh Basha para drejtuesve të PD-së në rrethe.

S'KA KOMENTE