PD ka ngritur nje strukture me persona te armatosur per mbrojtjen e...

PD ka ngritur nje strukture me persona te armatosur per mbrojtjen e votes

224
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka ngritur një strukturë të përbërë nga persona të armatosur, që qarkullojnë nëpër qytetet e ndryshme dhe kontrollojnë me dhunë këdo që dyshon se merret me shit-blerje votash.

Është pikërisht kjo strukturë që PD e quan “Struktura për mbrojtjen e votës” që u përplas sot në Elbasan me mbështetës të PS-së, duke lënë të vdekur një prej tyre, ndërsa 4 të tjerë, përfshi edhe një efektive e policisë të plagosur.

Por pavarësisht këtij skandali, Gazment Bardhi i PD-së ka vendosur t’i marrë në mbrojtje, duke thënë se s’ka nevojë për bazë ligjore që të ngrijë një strukturë të tillë. Bardhi ka thënë se vetëm një prej tyre ka qenë i armatosur, me armë me leje, dhe se të tjerët janë ish policë.

Madje Bardhi ka deklaruar në emisioni “Opinion” se Policia e Shtetit është e implikuar në krim, ndaj kjo strukturë do ndalojë shit-blerjen e votës.

Kryeministri Edi Rama e quajti këtë strukturë të PD-së si një grup paramilitarësh të armatosur që terrorizojnë qytetarët duke udhëtuar në qytete të ndryshme me furgona me logot e PD-së.

Pjesë nga biseda:

Çfarë është struktura për mbrojtjen e votës? Se ngjan me një grup paramilitar

Gazment Bardhi: Në Elbasan me urdhër të Taulant Ballës është ngritur një strukturë kriminale, e përfshirë prej ditësh në krim zgjedhor. Unë kam njoftuar SPAK, Policinë e Shtetit sikundër kam vënë në dijeni trupin diplomatik. Ajo që ndodh është se policia e Elbasanit nuk vepron dot ndaj këtyre individëve.

Por ju s’mund të bëni polici paralele.

Gazment Bardhi: Ne kemi angazhuar individë që e duan ligjin dhe Shqipërinë, për të mbrojtur Elbasanin dhe të gjithë vendin.

Nga vijnë këta?

Gazment Bardhi: Janë qytetarë të Elbasanit, por edhe individë profesionistë të ligjit pa asnjë precedent që janë vënë në shërbim të mbrojtjes së votës të qytetarëve të Elbasanit.

Pse këta persona janë të armatosur?

Gazment Bardhi: Nuk janë të armatosur, me përjashtim të zotit Paplekaj që e ka armën me leje nga Policia e Shtetit, asnjë tjetër nuk është i pajisur me armë, me armë kanë qenë ata që kanë ardhur në mbrojtje të krimeve zgjedhore.

Struktura që ju keni ngritur, për mbrojtjen e votës, mbi çfarë baze e keni ngritur?

Gazment Bardhi: Policia ka mbi një javë që është përfshirë në krim zgjedhor.

Artan Hoxha: Çfarë është kjo SMV-ja? Kjo duket si një strukturë paralele? Duhet ta sqarosh çfarë është kjo?

Gazment Bardhi: Kemi angazhuar SMV-në, nuk kanë ardhur nga qytete të tjera, kemi në çdo qytet.

S'KA KOMENTE