PD iu kërkon informacione për “25 prillin” 100 institucioneve shtetërore

PD iu kërkon informacione për “25 prillin” 100 institucioneve shtetërore

29
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike iu ka kërkuar informacion 100 institucioneve shtetërore, në lidhje me atë që selia blu e cilëson “masakra zgjedhore e 25 prillit”.

Referuar burimeve pranë selisë së PD, mesohet se demokratët kërkojnë nga 100 institucione se cili ka qenë aktiviteti i tyre katër mua para zgjedhjeve. Kjo kërkesë e PD vjen, pasi KAS ka refuzuar të sigurojë prova të tilla nga këto institucione.

Burime pranë PD i thanë se po të sigurohen këto prova, do të vërtetohet përdorimi i institucioneve shtetërore në favor të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndër institucionet që PD u ka kërkuar informacione janë bashkitë, ministritë, institucionet e varura nga ministritë, Agjencitë Shtetërore, Postës Shqiptare, Shërbimit Informativ Shtetëror, Policisë së Shtetit, Prokurorisë. Etj.

S'KA KOMENTE