PD FIER/Alibeaj: Maxhoranca fitoi me bandit që blinin vota, lufta për demokraci...

PD FIER/Alibeaj: Maxhoranca fitoi me bandit që blinin vota, lufta për demokraci vazhdon

696
SHPËRNDAJE

Kandidati për deputet i PD-së në Fier, Enkelejd Alibeaj, në një intervistë në “News 24”, duke folur për rezultatin e zgjedhjeve, deklaroi se PD kishte përballë kaçakë dhe kriminelë. Alibeaj thekson se lufta për demokraci vazhdon.

“PD nga kjo betejë doli më e fortë. Diferenca është deri 2.5 përqind mes regjimit nga ana tjetër dhe qytetarëve nga ana tjetër. Ne kishim betejë me një sistem të strukturuar. Me para të vjedhura, kriminelë e presion administrate kanë fituar. Ne e dinim se përballë nuk kishim parti politike, por krimin. U ndeshëm me kaçakë dhe kriminelë.  Më shumë se 600 mijë shqiptarë votuan për ne, luftën për demokraci do ta vazhdojmë. Ne kuptuam në këto zgjedhje edhe dimensionin e së keqes, që e kemi përballë. Maxhoranca bëri reformën zgjedhore sipas dëshirës. Ndodhi një masakër elektorale”, tha Alibeaj.

Enkelejd Alibeaj vlerësoi se Basha është i vetmi person që mund ta mundë Ramën dhe se në fund do ta shembë këtë regjim.

“Më shumë se 600 mijë shqiptarë e shohin Bashën si të vetmin që mund të përballet me krimin dhe mund të rrëzojë regjimin e Ramës. Kjo nuk ishte garë e ndershme. Goditja e Bashës, tezë e Ramës.  Kjo është rrugë e vështirë dhe është e vetmja rrugë e ne po e bëjmë. Gara ishte në kushte të pabarabarta. Askush nuk duhet të ndihet i tradhtuar, sepose përballoi regjimin. Unë isha drejtues politik në Fier për PD dhe dua të falënderoj qytetarët fierakë për votën që na besuan. Opozita bëri maksimumin që të mbrohej vota. Kam bërë 94 kallëzime për parregullsi në zgjedhje. Për ne e rëndësishme është e ardhmja e shqiptarëve, kjo duhet të na shqetësojë. PS bleu votat, punësoi të ngratët.  Rama ka abuzuar me administratën, e përdori për të marrë vota. Është bërë shantazh edhe me notat e maturantëve, kemi prova. Basha do ta shembë regjimin”, përmbylli Alibeaj.

S'KA KOMENTE