PD ankimon në KAS vendimin për kryebashkiakun e MALLAKASTRES:“Është dënuar me vendim...

PD ankimon në KAS vendimin për kryebashkiakun e MALLAKASTRES:“Është dënuar me vendim të prerë dhe i ndalohet kandidimi”

98
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike i është drejtuar ditën e sotme me një kërkesë ankimore Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), ku kërkon shqyrtimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

Në kërkesën ankimore, PD thekson se vendimarrja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është në kundërshtim me ligjin, pasi Ismailaj është dënuar me vendim të prerë në shtetin grek dhe është në kushtet ku i ndalohet kandidimi në zgjedhje. Në fund të kërkesës, PD kërkon nga KAS shfuqizimin e vendimit.

Në reagimin e KQZ, thuhet se është hedhur shorti për caktimin e relatorit dhe sipas rezultateve, relator është anëtari Koli Bele.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi pak ditë më parë që Qerimaj të mbajë postin pasi në Shqipëri, sipas dispozitave ligjore për kundravajtjen do të dënohej vetëm me gjobë. Gjithashtu në favor të tij është shtuar dhe fakti që kurrë nuk ka qenë i ndaluar nga autoritetet greke. Qerim Ismailaj është dënuar në Greqi me 3 vite burg në mungesë për veprën penale “Konflikti dhe përleshjes”, por në formularin e dekriminalizimit kishte gënjyer dhe nuk e kishte deklaruar këtë dënim. Ismailaj u denoncua nga Partia Demokratike dhe më pas prokuroria nisi hetimet. Ismailaj doli kryebashkiak nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019 ku garoi vetëm vetë.

S'KA KOMENTE