Pasurimi i shpejtë i Alda Klosit/ Bashkëpunëtorja e Arben Ahmetajt, mijëra euro...

Pasurimi i shpejtë i Alda Klosit/ Bashkëpunëtorja e Arben Ahmetajt, mijëra euro dhe disa apartamente

114
SHPËRNDAJE

Gjatë kohës që mbante postin e drejtoreshës në Drejtorinë e Koncesioneve në Ministrinë e Ekonomisë kur në krye ishte Arben Ahmetaj, Alda Klosi ka rritur me shpejtësi pasurinë e saj të deklaruar me prona, apartamente dhe para, por në asnjë rast nuk ka të deklaruar paratë e vjedhura.
Veç të akuzuarve për vjedhjen e parave të ish-drejtoreshës, Rozeta dhe Havier Dobi, nën hetim është edhe vetë Alda Klosi, e cila po hetohet nga Prokuroria për pastrim parash.

Kjo pasi shuma e grabitur nuk ka dokumente në lidhje me burimin, po ashtu nuk janë deklaruar në deklaratën e pasurisë, kur ligji parashikon të mbahen në banesë deri në 15 milionë lekë të vjetra por jo një shumë aq e madhe, ndërkohë nga ana tjetër në shtëpinë e dy të arrestuarve janë gjetur 400 mijë euro

Deklarata e pasurisë e cila për shkak të funksioneve publike të Klosit e cila së fundmi është punonjëse pranë Kryeministrisë, tregon se në vitin 2016 ajo rezulton të jetë pronare e gjysmës së një apartamenti 47 metra katrorë në Tiranë së bashku me bashkëshortin dhe e justifikon se e kishte blerë pas shitjes së apartamentit të prindërve të bashkëshortit. Gjithashtu në deklaratë rezulton se është pronare e një makine tip “Tyota Yaris” një llogari bankare prej 18 milionë lekësh të vjetra si dhe paratë që përfitonte nga pagesa e punësimit në administratë.

Në vitin 2017 deklaron po të njëjtat të ardhura, por  shton dy shuma të tjera për shkak të anëtarësimit në dy borde të ndryshme.

Në vitin 2018 ajo rezulton pronare e një shtëpie 72 metra katrorë e marrë me kredi dhe një borxh, por ajo që e shton dyshimin është se ajo thotë se këtë pronë ajo e ka blerë me vlerën 31 mijë euro, e cila është vështirë të gjendet në Tiranë.

E punësuar në Ministrinë e Ekonomisë, në vitin 2019 rezulton se kredinë prej 31 mijë eurosh që kishte marrë e ka shlyer brenda pak muajsh.

Në 2020-ën kur ishte e punësuar pranë Ministrisë së Rindërtimit, ajo deklaron se ka shlyer edhe një tjetër kredi të marrë.

Në vitin 2021, e punësuar pranë Ministrisë së Rindërtimit, ajo deklaron se ka blerë një makinë të vitit 2013 me një vlerë prej 4.8 milionë lekësh të vjetra dhe sërish ka një tjetër shlyerje kredie.

Pasuria e saj rritet dukshëm në vitin 2022kur ajo rezulton e punësuar pranë Kryeministrisë. Nëpërmjet një deklarate trashëgimie nga babai i saj ajo merr një truall në kryeqytet, një apartament 50 metra katrorë dhe një truall tjetër 160 metra katrorë të dhënë po nga babai.

Kujtojmë se mbi 400 mijë euro që policia gjeti në shtëpinë e Rozeta e Havier Dobit janë ende pa një pronar.

Kallëzuesja Alda Klosi, ish-drejtoresha e koncesioneve në Ministrinë e Ekonomisë në kohën kur ministër ishte Arben Ahmetaj deklaroi para uniformave blu se vetëm 120 mijë euro dhe disa bizhuteri janë të saj.

Ndërsa e akuzuara deklaron se gjithçka i është gjetur në shtëpi është vjedhur tek shtëpia e zyrtares.

Ndërkohë që pas arrestimit në komisariat janë paraqitur pesë persona mes tyre dy të afërm të Alda Klosit dhe një shoqja e saj, të cilët pretendojnë se disa nga bizhuteritë e sekuestruara nga policia në shtëpinë e të arrestuarës u përkasin atyre, por asnjëri nuk ka ngritur pretendime për shumën e konsiderueshme monetare që policia ka sekuestruar në shtëpinë e të arrestuarës.

Disa prej bizhuterive ishin të personalizuara dhe kishin të gdhendura emra dhe dedikime qe provonin pronësinë.  Konkretisht ish-bashkëshorti dhe vëllai i Alda Klosit kanë thënë para oficerëve të komisariatit nr.2 se me sugjerimin e Aldës kanë punësuar Rozetën si pastruese dhe dyshojnë se ajo u ka vjedhur bizhuteri. Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur dhe dy qytetarët e tjerë, Leonard Ciko dhe Altin Dine.

Mospërputhja mes deklarimit të pronares së shtëpisë Alda Klosi dhe dëshmisë së të arrestuarës Rozeta Dobi u diskutua dhe në seancën e masës së sigurisë ku u kërkua sqarim nga avokati mbrojtës.

Pritet që autoritetet të bëjnë një ballafaqim për të kuptuar se kush prej palëve nuk po thotë të vërtetën. Po ashtu pritet që zyrtarja Alda Klosi të provojë me dokumente burimin e të ardhurave të vjedhura në shtëpinë e saj.T/CH

S'KA KOMENTE