Pasaporta e vaksinës gati deri në qershor

Pasaporta e vaksinës gati deri në qershor

152
SHPËRNDAJE

Certifikata e vaksinimit pritet të jetë funksionale në të gjithë Bashkimin Europian deri në fund të qershorit.

Komisioneri i BE-së për Drejtësinë, Didier Reynders, gjatë një seance në parlamentin evropian tha se në fillim të muajit maj do të hartohet një plan për aplikimin e pasaportave të vaksinave COVID-19.

“Ne duam të sigurojmë që të gjithë qytetarët e BE-së të marrin të njëjtin trajtim për lëvizjen e lirë për të gjithë të vaksinuarit, personat që kanë kaluar Covidin ose të kenë rezultuar negativë. Certifikata funksionon duke ndjekur parimin e “minimizimit të të dhënave”, që do të thotë se dokumenti nuk do të mbledhë më shumë të dhëna personale se sa është e nevojshme rreptësishtë,” tha Reynders.

Komisioneri theksoi se certifikata e vaksinimit do të jetë e përkohshme deri në fundin e pandemisë.

“Për më tepër, certifikata në formë dixhitale ose letër, është një instrument i përkohshëm. Sapo Organizata Botërore e Shëndetësisë të deklarojë se pandemia ka mbaruar, dokumenti nuk do të nevojitet më,” tha ai ndër të tjera.

S'KA KOMENTE