Spitali Rajonal Fier informon se ditën e sotme, si pasojë e një defekti elektrik në pajisjën e larjes së filmave të grafive, ka patur tym në mjediset e dhomës, por pa sjellë pasoja.
Ndërhyrja e menjëherëshme e stafit dhe ndihma e reparit zjarrfikës kanë bërë që situata të stabilizohet në pak minuta.
Spitali Rajonal Fier informon se aktualisht situata është e stabilizuar dhe shërbimi ka rifilluar normalisht.