Pas variantit Delta, Europa preket nga varianti i ri kolumbian Kappa, 7...

Pas variantit Delta, Europa preket nga varianti i ri kolumbian Kappa, 7 të vdekur

1849
SHPËRNDAJE

Shtatë banorë të vaksinuar plotësisht të një shtëpie pleqsh në Belgjikë kanë vdekur pasi u infektuan nga një mutacion Covid-19 i zbuluar për herë të parë në Kolumbi, tha të Premten ekipi i virologjisë në vend.

Ata të gjithë ishin infektuar me mutacionin B.1.621, të cilin Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve e kishte listuar si pjesë e variantit Kappa .

Ndryshe nga vendet e tjera në Europë, në Belgjikë, varianti Kappa është më i përhapur.

Shtatë personat që vdiqën në shtëpinë e pleqve në qytetin belg të Zaventem, pranë Brukselit, ishin të gjithë mbi 80 vjeç dhe disa prej tyre kishin sëmundje bashkëshoqëruese, tha Marc Van Ranst, një virolog në Universitetin e Leuven.

Pavarësisht nga sëmundjet, Van Ranst tha se vdekjet e tyre ishin “shqetësuese” pasi të gjithë ishin të vaksinuar plotësisht.

https://www.reuters.com/world/europe/seven-die-after-outbreak-colombian-variant-covid-19-belgian-nursing-home-2021-08-06/

S'KA KOMENTE