Pas protestës para burgut, familjarët e Mateos bllokojnë qarkullimin në qendër të...

Pas protestës para burgut, familjarët e Mateos bllokojnë qarkullimin në qendër të Vlorës

569
SHPËRNDAJE

Familjarët e të ndjerit 8 vjeçar Mateo Vaslliu që prej mëngjesit të sotëm, u shfaqën para kangjellave të burgut të Vlorës, ku ndodhet në paraburgim “monstra e Fierit” Klodian Çalamani. Gjatë protestës së tyre para burgut, familjarët kërkuan që të linin të hynin brenda dhe të vendosnin drejtësi për vogëlushin.

Pas ndërhyerjes nga ana e forcave të policisë, familjarët u larguan dhe ndërmorën marshim nëpër qytetin e Vlorës duke kërkuar drejtësi për Mateon. 

Gjatë marshimit të tyre, ata kanë vendosur të ndalen në mes të qytetit duke bllokuar qarkullimin.

S'KA KOMENTE