Pas protestave të maturantëve, ministrja Kushi: Do të ulim kufirin minimal të...

Pas protestave të maturantëve, ministrja Kushi: Do të ulim kufirin minimal të pikëve për çdo notë për provimin e matematikës

201
SHPËRNDAJE

Pas protestavve të vazhdueshme të maturantëve në të gjitha qarqet e vendit lidhur me vështirësinë e provimit të matematikës, ku kërkonin uljen e kufirit minimal të pikëve për të marrë notën, ministrja e Arsimit Evish Kushi ka publikuar një video ku jep lajmërim të rëndësishëm.

Në deklaratën e saj, Kushi ka thënë se pas shqetësimit të bërë publik nga ana e maturantëve, janë ngritur grupe pune të cilat, kanë analizuar provimin e matematikës dhe kanë arritur në përfundimin se duhet të ndërmerrej vendimi për uljen e kufirit minimal të piëkëve për çdo notë të provimit të matematikës.

“Të dashur maturantë, menjëherë pas provimit të matematikës, në në ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ngritëm grupe të pavarura pune me ekspertë të kësaj fushe. Mësues me përvojë dhe maturantë të cilët kanë analizuar cdo pyetje dhe kemi parë edhe saktësinë shkencore dhe nivelin e vështirësisë.

Duke konsideruar edhe situatën e vështirë në të gjithë vendin, ku pavarëissht pandemisë, vetëm 10 bashki të vendit nuk kanë zhvilluar mësim në klasa, kemi vendosur të plotësojmë kërkesën e maturantëve për të ulur kufirin minimal të pikëve për çdo notë”– tha Kushi.

S'KA KOMENTE