Pas ndërhyrjes së palës greke, pezullohet shembja e hotelit të mbështetësit të...

Pas ndërhyrjes së palës greke, pezullohet shembja e hotelit të mbështetësit të Belerit

919
SHPËRNDAJE

Është pezulluar shembja e hotelit në Dhërmi, në pronësi të mbështetësit të Fredi Belerit, Fjorentin Beli.

IKMT dhe policia janë tërhequr nga aksioni, me argumentimin se është sezoni turistik para, dhe se aksioni do të kryhet pas sezonit.

Kujtojmë se paraditen e sotme Beli ka dhënë një intervistë për mediat greke, duke thënë se aksioni që i ka mbërritur dy ditë pas zgjedhjeve tek hoteli, lidhet pikërisht me mbështetjen e tij ndaj Fredi Belerit, ku ka qenë komisioner i tij në Kudhës.

Për këtë ka reaguar edhe ministri i jashtëm Nikos Dendias, i cili tha se do të merren me këtë çështje, duke e cilësuar tepër të rëndë.

S'KA KOMENTE